Llafe pazari apo kërcënim i sigurisë kombëtare?

 

Shefi i SHISH Visho Ajazi doli para komisionit të sigurisë, pas furtunës politike që ka krijuar afera e paisjes së përgjimit, të instaluar në bazë të një marrëveshje italo-shqiptare, në strukturat e ministrisë së brendshme. Në fjalën e tij Ajazi konfirmoi se ishte vënë në dijeni të një paisjeje të tillë, e cila sipas tij thuhej se po përdorej për qëllime trajnimi, duke shtuar se kjo paisje kishte hyrë pa u deklaruar në organet doganore.

Ai konfirmoi kishte vënë në dijeni gojarisht prokurorin e përgjithshëm dhe më pas kishte takuar presidentin Nishani, për t’i informuar për paisjen në fjalë. Por kreu i SHISH, i ndodhur nënë breshërinë e pyetjeve të deputetëve të majtë në lidhje me mos-informimin e kryeministrit, u justifikua me faktin se ai nuk mund ta vinte në dijeni Ramën për informacione që vinin në formë dyshimesh, por vetëm për fakte të “konfirmuara nga disa drejtime”.

Dëshmia e kreut të SHISH provon indirekt se ajo pjesë e shtetit që sot indeitifkohet ende me interesat dhe pozicionin e opozitës, vazhdon të funksionojë në bazë të konceptit të “shtetit paralel”, që ja lejon vetes të përdohet sa herë që ish-maxhoranca ka nevojë për të hedhru në publik tema të nxehta që dëmtojnë qeverinë. Gjithsesi Visho Ajazi konfirmoi sot se gjithçka flitet për skandalin e përgjimit, paska qenë një zinxhir bisedash gojore që ai ka bërë me Llallën dhe Nishanin. E që më pas, në kanale të kuptueshme, ka rrjedhur tek ai segment politik që po e përdor sot barut topash në betejën politike të ditës. Visho Ajazi e tha qarte se gjithcka ishte ne stadin e nje dyshimi te pakonfirmuar. Kjo deshmi e thote hapur se mbi çfare ngrihet stuhia e sotme politike e pergjimeve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU