Liverpool nuk ndalet, fiton edhe ndaj Leicester

Liverpooli nuk ndalet në Premier League angleze. Skuadra e Jurgen klopp shënoi një tjetër fitore, e katërta, në po kaq ndeshje të luajtura dhe tani është me 12 pikë të plota.

Viktima e radhës e “The Reds” është pikërisht Leicester, të cilin Liverpooli e mundi 2-1. Liverpooli kaloi në avantazh në minutën e 10 kur Mane shënoi në portën e Shmajkel që sapo rinovoi kontratën me Leicester deri në 2023.

Në fundin e pjesës së parë, Liverpooli shënoi sërish në portën e Leicester duke marrë avantazhin e dyfishtë me Firminon.

Në pjesën e dytë skuadra vendase përfitoi nga një gafë e Alison për të shkurtuar rezultatin ne 2-1 me Gezal, por vetëm kaq. Liverpooli e ruajti rezultatin deri në fundin e takimit duke e ruajtur pathyeshmërinë e tij.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU