Spektakël para ndeshjes, spektakël në fushë dhe spektakël në shkallët e stadiumit, ndërsa tre pikët i mori skuadra që kishte më shumë nevojë për to, Italia.
Kuqezinjtë u përballën si të barabartë ndaj italianëve, ndërsa në minutat e para Panucci u kërkonte vazhdimisht të bëjnë presing të lartë. Italia nga ana tjetër, luante shumë e kujdesur dhe mundohej të mbajë kontrollin e topit dhe të sulmojë gradualisht.
Në 45 minutat e para, kuqezinjtë godasin tre herë rrezikshëm drejt portës së Buffon, ndërsa Italia kërcënon vetëm një herë Berishën, me anë të Immobiles.
Edhe pjesa e dytë foli më shumë për kuqezinjtë, që kërkonin me ngulm të shënonin në portën e Buffon dhe iu afruan në disa raste, veçanërisht me goditjen e Grezdës dhe një krosim ë zonë që për pak nuk u dërgua në portën e tij nga Chielini. Por, golin e shënuan italianët, që shfrytëzuan mjaft mirë një gabim në vendosje të kapitenit Agolli, dhe kaluan në avantazh me anë të Candrevës.
Në fund, humbim 0-1, por arrijmë objektivin, duke mbajtur vendin e tretë në grup.
Minutë pas Minute
90′ Italia fiton ndaj Shqiperise, perfundon ndeshja
83′ Grezda kroson nga e djathta, del aty Bufon, i cili zotëron topin.
77′ Mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë, Kielini për pak sa nuk shkakton autogol, topi përfundon në goditje nga këndi.
73′ Gol Italia. Candreva ndëshkon Shqipërinë
67′ Eder provon me të majtën, pa problem për Berishën.
61′ Kundërsulm i rrezikshëm i Italisë, Eder gabon në momentin e fundit duke bërë një goditje të dobët.
59′ Kandreva gjuan me të majtën nga brenda zonës, sfera përfundon jashtë katërkëndëshit të Berishës.
56′ Ciro Imobile provon me një kthesë të menjëhershme brenda zonës, topi përfundon jashtë kuadratit, gjyqtari akordon goditje nga këndi.
51′ Goditje këndi për Italinë, kroson Kandreva, Mavraj largon topin, që shkon në këmbët e Ederit, i cili provon me një goditje të rrufeshme, por jashë kuadratit.
46′ Nis pjesa e dyte e ndeshjes Shqipëri-Itali
45′ Mbyllet pa gola pjesa e pare
34′ Hysaj hedh një top në zonë për Grezdën, largojnë në momentin e fundit mbrojtësit italianë.
31′ Insinje provon të kombinojë rrezikshëm me Imobilen brenda zonës, ndërhyrje vendimtare e Mergim Mavrajt.
28′ Të njëjtën gjë bën edhe Insinje, provon sulmuesi i Napolit, jashtë kuadratit të Berishës.
27′ Sadiku provon me një goditje të bukur nga jashtë zonës, në pozicion Bufon.
24′ Darmian provon me një gjuajtje të befasishme, pa rënë topi në tokë, por jashtë kuadratit.
21′ Gabim i pafalshëm i Veselit që i jep një mundësi të artë Imobiles, i vëmendshëm Berisha i cili bën një pritje shpëtimtare duke dërguar topin në korne.
20′ Goditje këndi për Italinë, kroson Kandreva, largon përsëri Veseli.
9′ Pranë goli Shqipëria, Grezda lëshon një të djathtë rrafsh me tokën, pret në dy kohë Bufon.
7′ Italia zbret rrezikshëm në krahun e majtë, Insinje fut një top në qendër, i vëmendshëm Veseli, i cili largon rrezikun.
3′ Shqipëria jep shkëndijën e parë, Hysaj gjuan nga distanca, por në pozicion aty Bufon.
1′ Ka nisur takimi, Italia nis topin e parë nga qendra.
Shqipëri-Itali 20: 45
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Agolli, Basha, Memushaj, Sadiku, Mavraj, Grezda, Kaçe, Roshi,
Trajner: Christian Panucci
Italia: Buffon, Chielini, Darmian, Candreva, Spinazzola, Galiardini, Isigne, Imobile, Eder, Parolo, Bonucci
Trajner: Xhianpiero Ventura