LIVE / Rama: Marrëveshja me Bashën tregoi një rezervë të pashfrytëzuar nga politika

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në godinën e qeverisë trupat diplomatike të atashuara në Tiranë. Në kuadër të takimit për fundvitin, Rama tha se vendi ynë po përjeton një rrugëtim të vështirë për në Bashkimin Evropian. Por Rama e ka cilësuar Shqipërinë si një vend me të papritura dhe me surpriza.

“Nëse do vendosim 27 vitet në një kontekst më të gjerë historik mund të thuhet se Shqipëria e sotme ka bërë progres të jashtëzakonshëm në krahasim me të djeshmen. Ndërsa e nesërmja do të jetë më e mirë nga e sotmja. Zgjedhjet e 2017 shënuan një hap cilësor, jashtë konflikteve. Zgjedhjet erdhën pas një krize jo të lehtë dhe artificiale që cënoi jetën parlamentare dhe jetën e vendit. Zgjidhja tregoi edhe disa arritje si teleranca, si dhe një përpjekje e vazhdueshme për të realizuar një dialog që dukej gati i pamundur. Marrëveshja tregoi edhe një rezervë të pashfrytëzuar që politika shqiptare mund të realizojë gjëra dhe kur duken të pamundura. 2017 na tregoi dhe sa e vëzhtirë është rruga e zbatimit të reformës në drejtësi, por zbatimi i saj është proces i pakthyeshëm. Humbëm disa muaj për vetting-un. mund të quhet kohë e humbur në raport me shpejtësinë tonë”, deklaroi Rama.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU