Spanjë-Shqipëri, përfundon ndeshja me rezultatin 3-0, kuqezinjtë kapitullojnë

Shqipëria nuk ka mundur dot të dalë me rezultat pozitiv nga “Estadio José Rico Pérez” të Alicantes, në ndeshjen e para fundit të fazës eleminatore të kampionatit Botëror “Rusi 2018” kundër Kombëtares së Spanjës.

Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e pastër 3-0, në një sfidë ku ishin mjaft inferiorë përballë Spanjës e cila arriti që të dominojë takimin përgjatë gjithë 90-minutave.

Një tre pikësh i merituar për skuadrën e drejtuar nga ana e Julen Lopetegui të cilët arritën që ta siguronin fitoren që në pjesën e parë të ndeshjes.

Spanja arriti që të shënojë tre gola mjaft të shpejtë, ku i pari që zhbllokoi rezultatin ishte Rodrigo në minutën e 16-të.
Dyfishimi i shifrave erdhi në të 24-të me lojtarin që luan me Realin e Madridit, Iscon i cili realizoi një gol mjaft të bukur.

Pas vetëm 3-minutash Thiago Alcantara vulos shifrat në 3-0, rezultat i cili mbeti i pandryshuar deri në minutën e fundit të ndeshjes.

Megjithatë, Shqipëria pati dy raste të mira për të shënuar golin e vetëm të ndeshjes por u ndalën nga shtylla.

Me këtë fitore Spanja kualifikohet direkt për në fazën e grupeve të Botërorit si kryesuesja e grupit G.

Sfida fundit për kuqezinjtë do të jetë kundër Italisë ditën e hënë në orën 20:45 në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa Spanja do të luajë në transfertë kundër Izraelit.

Goli i shënuar nga Rodrigo.

Goli i shënuar nga Isco.

Goli i shënuar nga Alcantara.

Komenti minutë pas minute

29′ Kaçe ndëshkohet me karton të verdhë.

26′ Tiago Alkantara bën një goditje të shkëlqyer me kokë brenda zonës pas një krosimi të Odriozolës nga e djathta dhe shënon golin e tretë.

26′ Xhaka ndëshkohet me karton të verdhë.

25′ Llullaku tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi ndalet në traversë.

23′ Shënon Isko. Koke i jep një pasim nga jashtë zonës dhe mesfushori i Real Madridit godet fort duke mposhtur Berishën.

21′ Silva tenton me një goditje diagonale brenda zonës, por topi shkon jashtë.

19′ Ramos tenton me një goditje të rrezikshme me kokë, por Berisha arrin ta devijojë në goditje këndi.

16′ Rodrigo kalon Spanjën në avantazh. Isko i jep një pasim mjaft të mirë që nga jashtë zonës dhe sulmuesi Rodrigo pasi e kontrollon me gjoks, godet në një pozicion të vështirë duke e bërë të pamundur për Berishën që të ndalë topin që shkoi në rrjetë.

15′ Llullaku depërton bukur në krahun e djathtë dhe hedh një krosim drejt zonës, por Grezda nuk e arrin dot për ta goditur me kokë.

13′ Isko kroson nga e djathta dhe brenda zonës Rodrigo tenton me një goditje me kokë, por topi shkon jashtë afër me shtyllën.

11′ Spanja mban totalisht në kontroll topin dhe tenton të shtyjë përpara, por nuk çan dot në murin e ndërtuar nga mbrojtja shqiptare.

8′ Grezda tenton me një goditje nga jashtë zonës, por De Gea kontrollon pa probleme topin.

6′ Rodrigo tenton me një goditje të lehtë brenda zonës, por shënjestra e tij është shumë e gabuar.

3′ Shqipëria mban në kontroll topin në këto minuta të para duke mos lejuar Spanjën të organizohet.

1′ Fillon ndeshja. Spanja luan topin e parë.

LIVE | SPANJË – SHQIPËRI 3-0
Rodrigo 16′, Isko 23′, Tiago Alkantara 26′

Spanjë (4-3-3): De Gea; Odriozola, Pike, Ramos, Hordi Alba; Saul, Koke, Tiago; Silva, Isko, Rodrigo
Trajner: Julen Lopetegui

Shqipëri (5-3-2): Berisha; Balliu, Hysaj, Ajeti, Veseli, Memolla; Xhaka, Kaçe, Memushaj; Grezda, Llullaku
Trajner: Kristian Panuçi

Gjyqtar: Aleksei Eskov (Rusi)

 

“Kjo është ndeshje që mund të hyjë në histori!” Kështu deklaroi trajneri Kristian Panuçi për sfidën me kombëtaren spanjolle, e cila na mundi në Shqipëri me shifrat 0-2. Por djemtë e kombëtares nuk shkojnë për shëtitje, pikërisht nisur edhe nga mesazhi i trajnerit. Spanja niset si super-favorite, por kuqezinjtë luajnë për prestigj përballë iberikëve që fitorja i çon matematikisht në botërorin rus.

Ndërkohë, Shqipëria edhe pse ka shanse thuajse zero, matematika e lejon të shpresojë për fazën Play-off.

Të dyja kombëtaret vijnë në këtë sfidë me një numër të madh mungesash për pezullime dhe dëmtime. Trajneri i Shqipërisë Kristian Panuçi ka bërë disa ndryshime duke hedhur në fushë një skuadër me formacionin 5-3-2. Ai ka ulur në stol kapitenin Agolli dhe sulmuesin Sadiku, ndërkohë që nga fillimi e nisin Balliu, Memolla, Veseli, Grezda dhe Llullaku. Shiritin e kapitenit të kuqezinjve sot e mban portieri Etrit Berisha.

Dy risi në formacionin titullar të Spanjës për ndeshjen e sotme kundër Shqipërisë. Trajneri Lopetegui ka zbritur në fushën e lojës mbrojtësin 21-vjeçar të Sociedadit, Odriozola dhe sulmuesin Rodrigo.

20:45 | SPANJË – SHQIPËRI

Spanjë (4-3-3): De Gea; Odriozola, Pike, Ramos, Hordi Alba; Saul, Koke, Tiago; Silva, Isko, Rodrigo
Trajner: Julen Lopetegui

Shqipëri (5-3-2): Berisha; Balliu, Hysaj, Ajeti, Veseli, Memolla; Xhaka, Kaçe, Memushaj; Grezda, Llullaku
Trajner: Kristian Panuçi

Gjyqtar: Aleksei Eskov (Rusi)

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU