Kështu, Kosntandinos Shakaj, i arrestuar dhe G.Gj. i shpallur në kërkim, kanë qenë persona me precedentë të rëndë penalë, por pavarësisht kësaj gjykatat i kanë lënë të bredhin të lirë.
Konstandinos Shakaj, që u arrestua sot, ka qenë i shpallur në kërkim më datë 10.12.2012, për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Më datë 17.07.2013 u shpall në kërkim për vjedhje me dhunë, të kryer në bashkëpunim. Kjo ngjarje ka ndodhur në Athinë të Greqisë, nga ku me një armë në dorë, ai ka vjedhur një automjet të një bashkatdhetari.
Për këtë vepër penale, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë, arrest me burg më datë 04.05.2016.
Por nuk mbaron me kaq, më datë 14.02.2014, ai është akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë të një punonjësi grek dhe vjedhje me armë.
Ndërsa është dënuar me 8 muaj burg për dhunë në familje, pasi ka rrahur bashkëshorten më 24.02.2015.
Me gjithë këta precedentë, ai është liruar nga Gjykata. Sa i përket bashkëpunëtorit tjetër, G.Gj. që është në kërkim, ai fillimisht është proceduar në gjendje të lirë për djegien e një lokali në Radhimë, më datë 07.03.2012.
Më date 23.01.2016, është arrestuar ne flagrance për “Kundërshtimin e punonjësit të policisë” dhe është dënuar me kusht me 18 muaj.
Pasi u lirua, ai mori pjesë edhe në grabitjen e ndodhur./Panorama/a.m.