LISTA/ KQZ thërret emrat e kandidatëve për të marrë mandatin e deputetit të opozitës

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin kandidatit të Partisë Demokratike në Tiranë, Korab Litës, zëvendëskryetar i Bashkisë së Kamzës me 4 vota pro dhe një kundër. Ndërkohë që për Halil Jakimin KQZ shtyu mandatimin për shkak se pritet që këtij të fundit t’i pranohet dorëheqja në Këshillin Bashkiak Dibrës.

Po në mbledhjen e ditës së sotme, KQZ njoftoi edhe skualifikimin e tetë kandidatëve të PD për shkak se nuk kishin dorëzuar formularin e vetëdeklarimit brenda 10 ditësh. Sot KQZ thirri kandidatët e listës të cilët kanë 10 ditë kohë për dorëzimin e formularin e vetëdeklarimit për të pranuar mandatin e deputetit.

-Ndriçim Dushku  nga PD Tiranë

-Erion Piciri

-Genci Gjylsheni

-Fesnik Qosja

-Denis Fani PD Shkodër

-Jakup Beqiri PD Fier

-Kodhel Cala PD Elbasan

-Skerdilian Sulozeqi PD Vlorë

Bashkë me Litën shkon në 102 numri i deputetëve me mandat. Ai pritet të betohet në seancën e radhës plenare.

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU