• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista e zezë e Erdogan/ Turqia kërkon nga Rama mbylljen e institucioneve “Gyleniste”

by Java News
02/11/2016 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ankaraja zyrtare i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Brendshme verifikimin e disa institucioneve jopublike në Shqipëri, për të cilat ka dyshime se janë financuar nga Fetullah Gylen.

ABC News ka siguruar listën e këtyre institucioneve, që i është përcjellë Ministrisë së Brendshme, përmes ambasadës turke në Tiranë.

Ambasada turke në Tiranë, i kërkon Ministrisë së Brendshme të verifikoi dhe kontrolloi institucionet jo publike në Shqipëri, të dyshuara se jane ngritur apo financuar nga fondacionet e klerikut Fetullah Gylen.

Në listë janë institucione të ndryshme jo publike; si kopshte, shkolla të mesme e universitete, OJF, fondacione të ndryshme, banka të nivelit të dytë apo edhe agjenci informative.

Në këtë shkresë, autoritetet turke kërkojnë që të verifikohet aktiviteti i këtyre institucioneve jo publike në Shqipëri, pasi dyshohet se janë ngritur nga kleriku Fetulah Gylen, I cili akuzohet si ideator i puçit ushtarak në Turqi. Ndaj të cilit autoritetet e drejtësisë turke, kanë ngritur akuzën e terrorizimit dhe kërkohet nga SHBA të ekstradohet drejt Turqisë.

  • Shkollat që kërkon të mbyllë Turqia: Medresetë në Tiranë, Shkodër, Durrës, Kavajë, Elbasan, Berat dhe Korçë.
  • Kolegjet turke në Shqipëri, si kopshti “Mehmet Akif”, shkollat fillore dhe te mesme, për djem dhe për vajza. Kolegji “Hasan Riza Pasha” në Shkodër si dhe Kolegjet “Turgut Ozal” në Tiranë dhe Durrës.
  • Kolegji Gulistan, Instituti i Edukimit Gulistan si fondacion, qendra e kurseve me emrin “Meridian”.
  • Fonadacioni i edukimit “SEMA”
  • Shkolla në gjuhën angleze, “Memorial International School of Tirana”.
  • Universitetet “Bedër” dhe “EPOKA”.
  • Qendrat kulturore, “Horizontet e Reja” dhe “Drita Islame”.
  • Shtepia botuese Prizmi dhe agjencia informative ALBEU. B
  • anka e nivelit të dytë , “UBA bank” që kryen aktivitetin në Shqipëri

Për të gjithë këta institucione jo publike, shteti turk kërkon monitorimin, pasi pretendohet se janë pjesë e celulave të fondacioneve të klerikut Fetullah Gylen.

Veç kësaj shkrese drejtuar ministrisë së Brendshme, ABC News ka mësuar se ambasada turke ka kërkuar edhe nga Ministria e Arsimit që të gjithë këta institucione jo publike që kryejnë aktivitet arsimor në Shqipëri, të heqin apo të ndalohet të përdorin emërtime turke apo simbolet e flamurit kombëtar turk. Shkresa, tashmë i është shpërndarë këtyre institucioneve me firmën e Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit në Shqipëri.

Në një tjetër dokument të botuar ekskluzivisht nga Lapsi.al (lexo më poshtë) ambasada turke i kërkonte Tiranës zyrtare heqjen e të gjitha simboleve turke nga shkollat jopublike në Shqipëri./a.k

Next Post
Rama publikon VIDEO nga punimet/ Sheshi “Skënderbej”, me mozaik me gurë nga të gjitha trojet

Rama publikon VIDEO nga punimet/ Sheshi “Skënderbej”, me mozaik me gurë nga të gjitha trojet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In