Liqenin e Fierzës 50 cm e ndajnë nga kuota maksimale

Liqeni i Fierzës tejmbushet me ujin e rreshjeve te fundit.

Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë shoqëruar të gjithë rajonin veri-lindor të vendit gjatë orëve të fundit, prurjet në liqenin e Fierzës janë rritur me ritme shumë të shpejta duke iu afruar kështu kuotës maksimale, citohet “Koha”.

Si rrallë herë, si pasojë e prurjeve të mëdha, këmbët e Urës së Drinit të Zi janë mbuluar pothuajse tërësisht, ndërsa 50 centimetër e ndajnë nga kuota maksimale.

Prurjet kanë kaluar më shumë se 600 metër kub në sekondë, ndërsa Fierza është në prodhim duke shkarkuar nga turbinat e hidrocentralit të saj thuajse të njëjtën sasi. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU