LIGA e Kombeve / Shqipëria e fillon me këmbë të mbarë, fiton me Izraelin 1-0

Shqipëria fiton me Izraelin në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Pas paraqitjeve zhgënjyese në testet miqësore, Shqipëria fiton dhe shpëton dhe stolin e trajnerit Panuçi që ishte tepër i rrezikuar.

Edhe pse me mungesa të shumta dhe me lojtarë që nuk aktivizohen sistematikisht në klubet e tyre, djemtë kuqezinj moren fitore ndaj Izraelit, në shtëpi, pas asaj humbjes 0-3 në sfidën e 12 nëntorit të vitit 2016.

Xhaka ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes duke na vënë në kryesim të grupit. Kujtojmë që kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin 1 të Ligës C së bashku me Izraelin dhe Skocinë.

Një ndeshje me shumë raste për të dyja skuadrat, por që u vendos nga supergoli i Taulant Xhakës në minutën e 55-t. Pas një zbritje të shpejtë mesfushori merr një top në hyrje të zonës të cilin e godet menjëherë duke shtangur portierin.

 

 

Në minutat në vijim miqtë u përpoqën të gjenin golin e barazimit, por nuk ia arritën. Në të njëjtën kohë edhe ekipi i drejtuar nga Panucci rrezikoi, me Hysajn që humbi një rast të pastër.

Me këtë fitore Shqipëria merr renditjen e Grupit 1 në Ligën C, por kujtojmë që Skocia nuk ka luajtur akoma. Me britanikët skuadra kuqezi do të përballet pas 3 ditësh, në transfertë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU