Lidhjet fisnore të 24-vjeçarit me 8 viktimat e tij, vrau edhe dy të mitur

Detaje tragjike dalin në dritë nga masakra e Resulajt, ku mbetën të vrarë 8 persona nga i njëjti fis. 24-vjeçari Ridvan Zykaj ka ka vrarë pjesëtarët e tre familjeve, kushërinj të parë të babait të tij raporton Balkanweb.

Nga te dhenat e deritanishme të policisë, autori ka vrarë Demir Zykajn (vellai i gjyshit të tij) dhe gruan e tij si dhe dy djemte e çiftit.

“Ai ka vrare djalin e Demirit, Azemin dhe gruan e tij Si dhe djalin tjeter te Demirit: Besimin dhe gruan e tij si dhe dy femijet e tyre Saren dhe Ledjonin. Gjyshi i autorit e kishte vella Demirin. Prinderit e autorit jane te shoqeruar ne Polici dhe po merren ne pyetje ne lidhje me rrethanat e ngjarjes”, thuhet në një tjetër njoftim të policisë.

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ 8 prej emrave të viktimave. Bëhet fjalë për shtetasit; Azem Zyka, Afërdita Zyka, Demir Zyka (75 vjec), Ferie Zyka, (72 vjec) Besim Zyka,(42 vjeç) Vasilika Zyka, Sara Zyka (17 vjeçe) dhe Ledjon Zyka (i mitur, 9 vjec).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU