Librazhd, Rama inspekton punimet në Shkumbin dhe thumbon opozitën: Propogandë kazani (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Librazhd i shoqëruar nga deputetët e zonës, ku nuk ngurroi të shigjetonte opozitën. Kryetari i Bashkisë, Kastriot Gura, i njohu me investimet e bëra në qytet, nga prishja e ndërtimeve pa leje, sistemimi i rrugëve, shtimi i gjelbërimit, ndriçimit. Me gjerësisht kryebashkiaku u ndal tek punimet mbi lumin Shkumbin.

“Po ndërhyhet për devijimin e lumit Shkumbin, ndërtimin e digës dhe të një ure për sistemimin e ujërave të përrenjve që derdhen në Shkumbin. Për një shfrytëzim sa më efikas të hapësirës, ndërhyrjet përfshijnë jo vetëm punimet inxhinierike, por edhe trajtimin estetik të territorit. Mbi trupin e digës është parashikuar ndërtimi i shëtitores së re, me mjedise funksionale për çdo moshë, me gjelbërim dhe sistem ndriçimi dekorativ. Punimet kanë përfshirë një sipërfaqe prej 3 hektarësh, por përmes këtij projekti realizohet mbrojtja e një territori prej 30 hektarë.”- deklaroi kryebashkiaku Gura.

Të gjithë këtë zhvillim urban, Rama e sheh si një proces te pandalshëm dhe shumë të shëndetshëm, ndërsa nuk la pa shigjetuar kundërshtarët, që prej ligjit të mbetjeve, preferon t’i quajë edhe ‘kazanë’.

“Unë e kam shumë të qartë që këtu ka akoma shumë nevoja, por është e rëndësishme që të gjithë njerëzit duhet të kuptojnë që ky është një proces i pandalshëm dhe shumë i shëndetshëm i zhvillimit urban”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, transformimi urban po shoqërohet edhe me rritje të aktivitetit të biznesit aty ku është ndërhyrë. “Ajo që njerëzit nganjëherë nuk e perceptojnë për shkak të propagandës së kazanit është që kjo lloj qasje sjell rritje të ekonomisë lokale, sepse sjell rritje të dëshirës për të bërë biznes të vogël, sjell rritje të dëshirës për të konsumuar dhe patjetër edhe rritje të vetëpunësimit, ose të punësimit të vogël,” nënvizoi Rama.

BW/d.i.

14542467_10154081200001523_3330430160965108937_orama-librazhdrama-librazhd-2rama-librazhd-114633657_10154081183511523_6096253354127481835_o14633118_10154081189706523_452182349276667156_o14612610_10154081187846523_615368219277226738_o14589727_10154081183991523_1264150976865593563_o14560180_10154081185701523_1444786748775942151_o14560054_10154081185276523_4156990230114895223_o14524958_10154081187236523_5697840661206294664_o

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU