LG njofton daljen në treg të G7 One

LG ka njoftuar daljen në treg të G7 One, celularin e saj të parë Android One. G7 One ka 4GB RAM dhe 32GB hapësirë ruajtëse, edhe pse ka hapësirë për kartë SD. Bateria është 3.000mAh. LG thotë se G7 One do të ofrohet në një “çmim të jashtëzakonshëm”, por nuk e dimë se çfarë kupton me këtë. Ky celular do të prezantohet në IFA 2018 në Berlin, këtë javë.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU