LEZHE/ Zjarri në Manati, flakët rrezikojnë disa banesa dhe një kishë

Prej mbrëmjes së djeshme një zjarr i përmasave të mëdha ka prekur pyjet e Mantisë në Lezhë. Më shumë se 60 forca dhe mjete zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e një zjarrit, ndërsa bëhet me dije se disa banesa rrezikohen të përfshihen nga flakët.

Kreu i Shërbimit të Zjarrfikëseve të Lezhës, Agustin Pepkolaj në një lidhje telefonike për ‘News24’ pohoi se në Torovicë situata është alarmante. “Ne e kishim vënë situatën në kontroll, bashkë me FA. Por temperaturat e larta dhe ra favorizon shtimin e vatrave të zjarrit. Ne po bëjmë zhvendosjen e trupave sipas problematikës. Situata është alarmante në Torovicë”, tha ai.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU