Lezhë, Prefekti: Mos guxoni të mbillni kanabis!

Kryepleqtë e fshatrave nuk kanë përmbushur  detyrat e tyre për luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Shqetësimi është ngritur nga Drejtori i Policisë Vendore në Lezhë Ferdinad Mara, i cili ka kërkuar nga institucionet si Drejtoria e Bujqësisë, ujësjellësit dhe OSHE-së, një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe jo vetëm në hapat e para pasi sipas tij bashkëpunimi nuk ka qenë në nivelin e duhur.

Ndaj kryepleqve të fshatrave do të kërkoja një angazhim maksimal, në të gjitha drejtimet, por drejtimi kryesor në sensibilizimin e çdo bashkëfshatari. Toleranca ndaj këtij fenomeni është zero” tha ai.

Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi tha se nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të ligjit, ndërsa ju ka kërkuar kryetareve të fshatrave angazhim më të madh në përmbushjen e detyrave të tyre. “Mos guxojë njeri të kultivojë kanabis, lë me të trafikojë. Tolerancë zero” apeloi ai.

Lezha mbetet një ndër zonat më problematike përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, ndaj është kërkuar angazhim maksimal për të minimizuar këtë fenomen mjaft shqetësues.

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU