Policia e Lezhës ka sekuestruar 320 gramë kokainë dhe ka vënë në pranga një person.
Sipas një njoftimi për shtyp të policisë mësohet se Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë bërë të mundur kapjen e Pajtim Agas, 47 vjeç, banues në Tiranë.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij , iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi 320 gramë e dyshuar lëndë narkotike kokainë e paketuar”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
Ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale prodhim dhe shitje e narkotikëve.