Lëvizje drejtoreshash: Vasilika Vjero te Tatimet, Bejla Ikonomi në Dogana, Shehaj zv/ministre e Ekonomisë

Vasilika Vjero, Drejtoresha e Tatimeve

Kryeministri Edi Rama ka liruar nga detyra drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve Briseida Shehaj, ndërsa në vendin e saj ka emëruar Vasilika Vjeron, ish-drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

Briseida Shehaj pas lirimit nga detyra nga Tatimet është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë.

Briseida Shehaj drejtoi Drejtorinë e Tatimeve për 3 vite, që pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama.

Ndërsa drejtoresha e re Vasilika Vjero, para drejtimit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit ka qenë drejtoreshë e Financave në Bashkinë e Tiranës në kohën që e drejtonte Rama.

Kryeministri Rama ka shkarkuar edhe drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave, Pranvera Fagu, ndërsa në vendin e saj ka emëruar Bejla Ekonomi, ish-këshilltare e Kryeministrit. Këtë post tani do ta mbulojë Irena Beqiri.

Genc Mete emërohet zëvendësministër i Financave.

d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU