Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, u ka bërë thirrje demokratëve të Korçës që t’i bashkëngjiten takimit të ditës së sotme.
Patozi shkruan në rrjetin social Facebook se duhet që bashkërisht “t’i dalim zot Partisë Demokratike dhe ta nxjerrim atë nga kriza.”
“BASHKËBISEDIM ME DEMOKRATËT E KORÇËS. Ju mirëpresim, më 17 korrik, në orën 19 00, në sallën e Kinema Imperial Majestic të Korçës.
T’i dalim zot Partisë Demokratike dhe ta nxjerrim atë nga kriza.
Bashkimi dhe ringritja e saj janë misioni ynë.
ASKËND PËR TË HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR,” shkruan Patozi.