LETRA/ KLP: Nuk kemi zyra mjaftueshëm, duam ambiente në Prokurori!

Kryetari i Komisionit Këshillor të Reformës, Gent Ibrahimi, i ka kërkuar ministers së Drejtësisë, Etilda Gjoni dhe kryeprokurores së Përgjithshme, Arta Marku nëpërmjet një letre zgjerim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në letër, kërkohet mundësia për të shfrytëzuar disa ambiente në godinën e Prokurorisë së Përgjithshme duke qenë se ambientet e përkohshme në ministrinë e Drejtësisë janë të pamjaftueshme.

“Pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me vendimin e datës 19.12.2018, anëtarët e Këshillit janë në pritje të ambjenteve të punës, të cilat për momentin janë në proces aredimi.

Meqënëse ambientet e përkohshme në Ministrinë e Drejtësisë janë të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme për funksionimin normal të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, lutemi na krijoni mundësinë për të shfrytëzuar disa ambiente në godinën e Prokurorisë së Përgjithshme si salla e mbledhjes dhe disa zyra në katin e tretë për një periudhë kohore, deri në akomondimin përfundimtar në ndërtesën që na është vënë në dispozicion nga Këshilli i Ministrave,” thuhet në letër.

a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU