Letra e Ramës për Bashën/ Bylykbashi: Farsë e kryeministrit, “për të shkulur flokët”

Në një kohë kur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka dhënë ende një përgjigje rreth ftesës publike që i bën kryeminsitri Rama për dialog që t’i hapet rrugë konsensusit për reformën në drejtësi, një prej bashkëpuntorëve të afërt të kreut të selisë blu ka lënë të kuptohet se përgjigja mund të jetë negative. Kjo pas një postimi të Oerd Bylykbashit në Facebook, ku ai shkruan se letra e Ramës fton Bashën “për të mos rënë dakord” sipas tij. Bylykbashi shkruan se ftesa është një farsë e kryeministrit Rama.

Ja postimi i plotë i Bylykbashit:

Rama sot, me letren drejtuar Bashes, shkroi kapitull te ri ne manualin e negociimit: “Si te negociojme qe te mos biem dakord”

Si rregull, ne fund te nje raundi te pasuksesshem negociate, thuhet: rame dakord qe te mos biem dakord. Kjo eshte shprehje e shpikur per te krijuar pozitivitet edhe kur nuk bihet dakord me shprese per te vazhduar ne raundin tjeter, ndersa ne shqiptaret i themi: te mbajme veten me gajret.

Por letra e sotme e Rames per liderin e opozites ishte per te qeshur me lot por edhe per te shkulur floket.

Rama fton Bashen qe “mosdakordesive” t’u jepet nje “permase e munguar civilizimi” nepermjet nje tryeze dialogu dhe keshtu t’u mbushet mendja nderkombetareve se jemi te civilizuar! Pra, qe ne ftese Rama e ka te mbledhur mendjen per mosdakordesine, por hallin e ka te fasada.

Se perse duhet te ulesh per per ti dhene nje fasade civile negociate vendimit te Rames per te mos rene dakord per reformen ne drejtesi, vetem ai qe ne thelb ka vetem fasade e kupton. Dialogu, negociata dhe kompromisi i vertete mbi nje proces qe eshte interes kombetar sic eshte reforma ne drejtesi jane nevoje therese per shqiptaret. Por shqiptareve mund t’ua kursejme kete farsen e dialogut te nivelit te larte per t’u mosdakordesuar ku na fton kryeministri.

Dhe ne fund, Rama e mbyll letren me nje pyetje lapidare qe te kujton fillestaret kur mesojne tangon, me nje hap para e nje hap prapa: Ne jemi gati, po ju a jeni gati?

E gjithe letra e Rames permblidhet tek pyetja qesharake e fundit te letres: Rama eshte gati te mos bihet dakord, po Basha a eshte gati te mos bihet dakord?

Per ta mbyllur siç ka qejf ai vete: ‪#‎vajmedet‬ per idene e kompromisit qe ka!

Oerd Bylykbashi's photo.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU