Letra e Lennon për McCartney del në ankand për 20 mijë dollarë

Më 17 nëntor në RR Auction të Bostonit do të dalë në ankand një letër e vitit 1971 e dërguar nga John Lennon për Paul McCartney, në të cilën pasqyrohet tensioni në marrëdhënien mes dy ish-Beatles. Letra, sipas shkrimit të Tgcom24, që e transmeton Atsh, është vlerësuar 20 mijë dollarë.

Letra e shkruar makinë shkrimi dhe me shënime dore nga Lennon , është përgjigjja e një mesazhi kritikë i dërguar nga gruaja e Beatles, Linda McCartney.

“Po lexoja letrën tënde dhe po pyesja veten cili fans e ka shkruar. Mendon vërtet që pjesa më e madhe e artit të sotëm është krijuar për shkak të Beatles? Nuk besoj se ti je kaq i çmendur, Paul, e beson vërtet”, shkruan Lennon.

Grupi u shpërnda zyrtarisht një vit më parë, pas publikimit të “Let It Be”, por marrëdhëniet mes anëtarëve të grupit, veçanërisht mes Lennon dhe McCartney, ishin drejt përfundimit të tyre. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU