• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëshoje PD-në Lulzim, lëre të bëjë opozitën

by Artur Ajazi
20/12/2018 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi/

Që brënda Partisë Demokratike ka edhe tek-tuk deputetë që nuk janë fare dakort me kryetarin e saj zotin Basha, kjo nuk diskutohet, por edhe që ka brënda saj deputetë që japin dhe marrin edhe me “tradhëtarët”, kjo sërish nuk diskutohet. Por e rëndësishme mbetet fakti se PD duhet lënë e lirë, Pd duhet shpëtuar, PD duhet ndihmuar, ndaj lëshoje PD Lulzim. Lëshoje nga kthetrat e tua, lëshoje nga ndikimi yt dhe shpurës tënde, lëshoje nga trysnia që ushtron mbi këdo që tenton të flasë dhe veprojë ndryshe.

Lëshoje PD dhe lëri djemtë e tu (deputetët) të bëjnë ç’ka mendojnë, të bëjnë edhe ata njëherë në jetën e tyre më të mirën për votuesit. Lëshoje PD Lulzim, të rikthehet në parti politike dhe jo organizatë fronti lagje, lëshoje të ngjallë shpresën dhe rikthejë besimin tek vegjëlia e demokratët. Lëre PD të ringrihet dhe ribashkohet, lëre PD të bëhet e lire dhe demokratike, lëre PD mos e ngarko me pula dhe vezë, sepse do të humbasë edhe ata që ngritën dy gishtat në pallatin e Kongreseve kur mblodhe Këshillin Kombëtar. E largove 6 muaj PD nga Parlamenti, e nxorre në rrugë e rrugica, e nxorre në bulevarde dhe sheshe duke kërkuar “zgjedhje të parakohshme” kur akoma nuk ke një regjistër të saktë sa votues të kanë mbetur.

Një parti politike serioze, një parti politike që ka patur dhe ka mbajtur gjatë pushtetin, konsiderohet se është një grupim i përgjegjshëm, serioz dhe i vetëdijshëm për çfarë bën. Atë që bëre me babalet dhe ish-oficerët e liruar nga dertyra, atë që bëre dhe po bën edhe me Astirin dhe pastaj duke tentuar të bësh të PD-së edhe kauzën e studentëve, padyshim tregon se rruga juaj drejt shkatërrimit të institucionit të opozitës, është pa kthim. PD sot është e marrë peng, është transformuar nga parti politike në formacion guerilas, me një fizionomi të përcaktuar drejt rrënimit. Në rast se nuk lëshove karrigen e kryetarit, lësho partinë Lulzim, lëre të bëhet e demokratëve, e shqiptarëve, e atyre që u bashkuan me atë parti në ditët më të vështira të saj, dhe që u larguan pastaj kur e panë gjithçka po shkonte drejt (vetë) asgjesimit politik.

E njëjta gjë do të ndodhë me PD edhe në qershorin e 2019 apo në qershorin e 2021, në rast se kjo PD është e kapur pas teje dhe shpurës tënde. Të bësh opozitë, nuk do të thotë të merresh gjithë muajt e vitit, me cic-micet e ministrave dhe ndonjë deputeti, nuk do të thotë ti ngujosh deputetët e veshur me “Versace” në zonën e Astirit, nuk do të thotë të shpalosësh fjalorin banal ndaj kolegëve në Parlament, nuk do të thotë të hedhësh këpucë, çizme dhe vezë ndaj kryeministrit, por do të thotë të rrezatosh kulturë qytetare dhe emancipim politik. Lëre PD të jetë e lirë dhe e hapur Lulzim, lëre të bëhet europianiste siç ke deklaruar ti dikur, lëre PD të ribashkohet, dhe fundja nise nga e para , nise nga vetja, sepse nuk ke lindur kryetar partie Lulzim, ndiq shembullin e Doktorit.

Next Post
Pompeo: SHBA do ta vazhdojë luftën kundër ISIS

Pompeo: SHBA do ta vazhdojë luftën kundër ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

February 24, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut: Një pjesë e heshtur e mozaikut shqiptar

February 24, 2026
Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

February 24, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Pse lidhemi shpejt e ndahemi më shpejt?

February 24, 2026
Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

February 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Shkurt 2026

February 24, 2026
Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In