Leli nxjerr blof Berishën për kriteret e tenderit: Ke harruar vendimin që miratove vetë

Bashkia e Vlorës ka hedhur poshtë akuzat e ish kryeminstrit Berisha rreth përcaktimit të kritereve klienteliste në një tender të saj, duke theksuar se bëhet fjalë për një vendim që e ka miratuar vet Berisha në vitin 2008 dhe ku pëcaktohen kriteret që duhet të plotësoj një specialist për mbikqyrje në sinjalistikën rrugore. Afati kohor i diplomes ka te bej me historikun e Universitetit dhe jo kriteret e tenderit.

Berisha ka akuzuar Bashkinë se ka vendosur në kritere faktin që duhet që inxhinieri i kompanisë duhet të ketë marrë diplomë para vitit 1971.

Por si qëndron e vërteta?

Vendim i Berishes i vitit 2008 qe percakton kriteret

Vendim i Berishes i vitit 2008 qe percakton kriteret

vend 2008.2Në sqarimin që bën Bashkia e Vlorës thuhet se “arsyeja pse permendet viti 1971 eshte se kur MZHU licenson

Lodhja bashkangjitur Vendimit te Berishes

Lodhja bashkangjitur Vendimit te Berishes

profesionistet per kategorine e rastit ne fjale sic eshte (mbikqyrje per sinjalistiken rrugore jo ndricuese), sqarohet se, per kete pike mund te aplikojne edhe licensohen inxhinieret e diplomuar deri ne vitin 1971, vit kur kjo dege u nda ne disa profile.
Kjo eshte arsyeja qe, ne kete VKM, pas percaktimit te qarte te Deges edhe vitit 1971, renditet edhe profili infrastrukture e transportit (sic quhet aktualisht edhe dega e inxhinierise).

Ne kete menyre, nuk lihen jashte procesit te licensimit inxhinieret e diplomuar deri ne vitin 1971. VKM e miratuar ne vitin 2014 u ndryshua vetem qe te perfshije fjalen MZHU ne vend te MTI, duke qene se procesi i licensimit i kaloi Ministrise se Zhvillimit Urban. Prej 15 vitesh cdo kriter i vendosur ne proceset e prokurimit per te tilla raste i referohet kesaj VKM-je

Ne tenderin me objekt  “Rehabilitim i rrugeve Ramize Gjebrea – Gjon Bocari Loti I” jane parashikuar punime te sinjalistikes rrugore jondricuese te cilat ne baze te VKM nr.42 date 16.01.2008 te miratuar nga vete qeveria e Zotit Berisha, si dhe VKM nr.759 date 12.11.2014, lidhja 5, i pergjigjen kategorise se licences NS 6 (Sinjalistike rrugore jo ndricuese).
Ne baze te kesaj kategorie licence, po ne kete VKM (lidhja 5)  percaktohen edhe drejtuesit teknik qe duhet te realizojne keto punime.

Konkretisht per sinjalistiken rrugore jondricuese kerkohet:
Inxhinier ndertimi i diplomuar ne Degen Inxhinier per ndertime Qytetare Industriale perpara vitit 1971 ose Inxhinier profile Infrastrukture e transportit

Ne dokumentat e tenderit eshte hedhur ne kete menyre:

Operatori Ekonomik duhet te disponoje nje staf teknik te inxhiniereve te perbere prej
- ing.ndertimi 1 
- ing.hidroteknik 1
- ing.gjeodet/topograf/markshajder 1
- ing.mjedisi 1
- ing.elektrik 1 (ose)
- ing.ndertimi civile para vitit 1971 / infrastrukture transport 1.

Vendimi i Edi rames me 2014 qe konfirmon kriteret

Vendimi i Edi rames me 2014 qe konfirmon kriteret

Mediat e mesiperme nuk e pasqyrojne te plote kerkesen e mesiperme te kualifikimit, por vetem gjysmen e pare te saj.

Sqarojme se ne kuptimin e dispozites nenligjore, kuptimi i fjales “ing.ndertimi civile para vitit 1971” eshte vendosur per arsye se perpara ketij viti Fakulteti i Inxhinierise i perfshin te gjitha deget e saj (nuk ka qene i profilizuar), nderkohe pas ketij viti kane ndodhur profilizimet e degeve dhe ky kriter eshte i alternuar me kriterin tjeter “infrastrukture e transportit”

Nga sa me lart, theksojme se Bashkia Vlore e bazon kryerjen e funksioneve te saj, bazuar vetem ne dispozitat ligjore e nenligjore, të nxjerra nga vet Sali Berisha./Tema/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU