“Legjioni i Nderit”, Rama: Mirënjohje dhe respekt për Ismail Kadarenë

Pasi Ismail Kadare mori dekoratën më të lartë në Francë, “Legjioni i Nderit”, përmes një postimi në rrjetin social, Kryeministri Rama ka shprehur urimet e tij drejtuar shkrimtarit. Rama thekson se falë Kadaresë gjuha shqipe ka shkuar në maja të pashkelura më parë.

Capture

Ky promovim shpërblen më shumë se 600 njerëz të fushave të ndryshme si sport, letërsi, aktrim, ekonomi, projektues të modes, etj. Në listën e të dekoruarve bejnë pjesë edhe ish-kryeministri Lionel Jospin, ish-ministrat Thierry Breton dhe Lionel Stoleru.

“Legjioni i Nderit” është dekorata më e lartë që jepet në Francë. Ajo është krijuar nga Napoleon Bonaparti në maj të viti 1802 dhe për herë të parë është dhënë në 15 qershor të 1804-ës.

Medalja jepet për trimëri në veprimet ushtarake ose për shërbim ushtarak 20-vjeçar të dalluar, por edhe në rastet e civilëve, kur puna e tyre rrit reputacionin e Francës përmes studimeve, arteve, shkencave, politikës etj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU