Legjenda e muzikës botërore, Aretha Franklin në gjendje të rëndë

SHBA – Aretha Franklin në gjendje të rëndë shëndetësore. Mbretëresha e muzikës botërote, sot 76 vjeçe është shtruar në spital në Detroit, SHBA. Familjarët e saj kanë kërkuar lutje dhe ruajtje privatësie për legjendën e muzikës. Vitet e fundit ajo është përballur me probleme të shumta shëndetësore.

Aretha ka qenë ende aktive duke performuar më së fundi vitin e kaluar, por verën e 2017-s ajo u detyrua të anulonte një seri koncertesh, për shkak të “urdhrave të doktorëve”. Performanca e saj e fundit është regjistruar më 2 nëntor të vitit 2017, për fondacionin “Aids” të Elton Johnit në New York.

“Do të vazhdoj të regjistroj muzikë, por ky do të jetë viti im i fundit nëpër koncerte”, njoftoi ajo gjatë një interviste radiofonike në shkurt të vitit të kaluar.

Ikona e muzikës “soul” ka vuajtur përgjatë të gjithë jetës së saj nga problemet me peshën, ndërsa është përballur edhe me alkoolizmin, por edhe me duhanpirjen.

Aretha ishte e para femër e përfshirë në Hollin e Famës së “Rock and Roll”-it në vitin 1987, ndërkohë që ka kryesuar edhe listën e “artistëve më të mirë të të gjitha kohërave” të “Rolling Stones”. Ajo ka fituar 20 çmime “Grammy” gjatë karrierës së tij, përfshi edhe 3 nderime speciale: çmimin e legjendës (1991), çmimin e arritjeve jetësore (1994) dhe personi i vitit nga “MusiCares” në vitin 2008.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU