LeEco shet 500 mijë Le Pro 3 brenda 15 sekondave

Pas njoftimit që është bërë javën e kaluar, LeEco Le Pro 3 ka dalë për shitje zyrtarisht në Kinë.

Ishte një shitje e shpejtë dhe më shumë se 3.5 milionë njerëz ishin të interesuar për të, transmeton Koha.net. Nga kjo del se LeEco ka shitur 500 mijë Le Pro 3 brenda 15 sekondave.

Duke filluar me çmim prej 240 euro e me specifika shumë të fuqishme, Le Pro 3 është bërë edhe më i popullarizuar.

LeEco Le Pro 3 vjen me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 1080 pikselë, procesor Snapdragon 821, 4 apo 6 gigabajt RAM memorie dhe 64 apo 128 gigabajt memorie të brendshme, kamerën kryesore prej 16 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë, baterinë prej 4,070 mAh, si dhe punon me sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow, përgatiti Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU