Lech Walesa mohon akuzat për bashkëpunim me spiunazhin komunist

Ish-shefi historik i sindikatës “Solidaritet”, Lech Walesa hodhi poshtë akuzat për bashkëpunim me policinë komuniste, SB, në fillim të viteve ’70, formuluar nga Instituti polak i Memories Kombëtare (IPN) duke nisur nga ekspertizat grafologjike.

Javën e kaluar, IPN-ja ka përmendur disa dokumente të shkruara atribuar ish-presidentit, duke përfshirë dhe deklaratën e tij të bashkëpunimit me SB që daton më 21 dhjetor 1970 nënshkruar me emrin e tij dhe emrin e koduar “Bolek”, 17 fatura për shumat e parave të marra në “Bolek” në datat 5 janar 1971 dhe 29 qershor 1974, për një total prej 11 700 zloti (ekuivalente me rreth pesë paga mujore mesatare të asaj kohe).

Sipas IPN-së, autenciteti i tyre ishte dëshmuar nga ekspertët e Institutit të ekspertizave gjyqësore të Krakovias që i kanë krahasuar me dokumente të shumta të shkruara nga Lech Walesa, të vendosura në arkivat zyrtare, kërkesat për pasaportë, kartë identiteti apo leje për ndërtim.

“Mund të prezantoj 100 ekspertë të tjerë grafologjikë që do të thonë të kundërtën”, theksoi Lech Walesa në një konferencë shtypi ku ai u kërkoi gazetarëve të kryenin hetimet e tyre për të kaluarën e tij.

“Ju betohem se nuk jam betuar kurrë për ata të krahut tjetër, domethënë për shërbimet sekrete komuniste”, deklaroi fituesi i çmimit Nobel për Paqe 1983.

Sipas Walesa, dosja personale e “Bolek” gjendur në shkurt të vitit 2016 në shtëpinë e ish-ministrit komunist të Brendshëm, gjeneralit Czeslaw Kiszczak, ishte bazuar kryesisht në transkiptimet e falsifikuara të regjistrimeve të bisedave me kolegët e punës, bërë në mënyrë të fshehtë nga policia politike komuniste. .

“Përse duhet të besohen banditët dhe jo unë?”, ka pyetur ish-lideri sindikal duke shtuar se kjo çështje ndodhej në duart e avokatëve.

Në vitin 2000, një gjykatë speciale e shpalli Walesan të pafajshëm për çdo bashkëpunim me policinë politike polake./b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU