Leçenik, receta e vjetër shqiptare

Përbërësit:

3 vezë,

1kg spinaq,

1kg jogurt (kos),

1 gotë vaj,

1 pecivë (pluhur për pjekje),

100gr miell gruri,

500gr miell misri,

pak gjalpë

kripë.

Përgatitja:

I rrahim së pari vezët, pastaj shtojmë vajin, jogurtin, gjalpin e shkrirë, miellin e grurit dhe pecivën. I hedhim kripë sipas nevojës dhe më pas i shtojmë miellin e misrit. Pastaj grijmë spinaqin imët dhe e hedhim në përbërje. Të gjitha këto përzihen mirë.

E lyejmë tepsinë me gjalpë dhe e vendosim përbërjen në të. E pjekim në temperaturë 200 gradë C për 30 minuta. Pasi të piqet e prisni në katrorë dhe e shërbeni me djathë, turshi apo jogurt. Ju bëftë mirë!./Përgatit.com

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU