Le Pen kontroverse: Jap dorëheqjen nëse francezët zgjedhin Eurozonën

Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente në Francës, Marine Le Pen, ka deklaruar se nëse plani i saj për të nxjerrë Francën nga Eurozona do të refuzohej, ajo do të japë dorëheqjen.

Le Pen ka sjellë edhe njëherë në vëmendje planin e saj për të mbajtur një referendum mbi monedhën euro nëse do të zgjidhet presidente e Francës.

Sipas kandidates së ekstremit të djathtë për presidente, nëse francezët zgjedhin të qëndrojnë në Eurozonë, kjo do të thotë se ata kanë zgjedhur “një model të qeverisjes së imponuar”.

“Nëse (vota) është jo, un do të iki, pasi një votë e tillë do të thotë se 70% e programit tim nuk do të realizohej dot”, është shprehur Le Pen gjatë një interviste për radio “Europe 1”.

Sipas sondazheve në Francë, Le Pen dhe kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, janë dy kandidatët kryesorë për të marrë presidencën franceze, përgatiti Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU