LDK/Kryetari Mustafa jep sinjale për “korrigjimin e kufijve”

Institucionet e Kosovës kanë marrë të premten mbështetjen e Lidhjes Demokratike (LDK), subjekt ky kryesor në opozitë, për ta përfaqësuar vendin në fazën finale të dialogut me Serbinë. Madje, nga ajo është lënë e hapur mundësia për ta mbështetur edhe një zgjidhje që do të prekte kufijtë, shkruan Koha Ditore.

Në praninë e kryetarëve të të gjitha degëve të LDK-së, qëndrimet i ka shprehur Isa Mustafa, kryetar i kësaj partie.“E kemi vlerësuar letrën e presidentit Trump dhe mobilizimin e gjithë institucioneve të Republikës së Kosovës që procesi i dialogut të shkojë karshi angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA)”, ka thënë Mustafa. “S’mund të krekosemi që ne tash i kemi do parime më të mëdha se SHBA-ja sa i përket Kosovës”.

Krahas kësaj, kreu i LDK-së ka theksuar se SHBA-ja e ka bërë shtet Kosovën dhe se pa mbështetjen e saj sot vendi do të kishte më shumë se një milion refugjatë.

E zyrtarë të lartë amerikanë, prej kohësh, janë deklaruar të përkrahin secilën zgjidhje për të cilën autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë merren vesh. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU