LDK akuzon në parlament qeverinë Haradinaj

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një postim në Facebook ka kujtuar “hajnitë” e Qeverisë Haradinaj.Këtë e ka lidhur me rastin e fundit të një zyrtareje të Ministrisë së Arsimit që u zu duke vjedhur në një dyqan në Bruksel.

“Meqë qenka temë hajnia, ajo e një zyrtareje në Bruksel, t’ua kujtoj për pak këtë tjetrën, të Kosovës, që po na ndodhë vetëm sivjet:

– 53 MILIONË tuajat po i jepen Bechtel Enkas, pa asnjë vlerësim, pa asnjë verifikim. Si tall pazari; fiks. Po e shesin madje si kursim.

– 11 MILIONË tuajat po i jepen serbëve në Veri, për tua pagaur rrymën veç për një vit. Tash e njëzet vjet s’paguhet rryma atje.

– 36 MILIONË tuajat po i jepen PTK-së, për t’ia mbuluar dëmet e kontratave kriminale, punësimeve militante, e llukseve menaxheriale. Për të gjitha këto, zero përgjegjësi.

– 10 MILIONË tuajat po i jepen Qeverisë. Duan dyfishim page për vete si shpërblim. Paga e re është dhjetëfish më e larta se mesatarja; si asnjë vend tjetër në botë.

– 3 MILIONË tuajat po i jepen zëvendësministrave, armatës më të madhe të badihavgjinjëve në Evropë. Janë bërë plot 80 syresh; pa punë, pa obligim, pa asnjë detyrim.

– 80 MILIONË tuajat po i jepen listave fiktive të veteranëve – të cilat vazhdojnë të rriten edhe këtë ditë. Gjashtëdhjetë milionët e ndara në fillim nuk po mjaftojnë; duhet shtuar edhe njëzet shtesë”, ka shkruar ai në Facebook.Në fund Abdixhiku ka pyetur se “çfarë imazhi japin gjithë këto?”-përgatiti Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU