“Lavatriçja e Kaukazit”/ Azerbaxhani, 2.8 miliard për të blerë politikanët europianë

Përmes një fondi prej 2.8 miliardë dollarësh, udhëheqësit e Azebajxhanit paguan politikanë europianë në këmbim të mbështetjes së tyre për qeverinë vendase.

Ky është përfundimi i një hetimi, që thotë se mekanizmi i pagëzuar me emrin “Azerbaijan Laundromat” operoi për dy vite dhe shfrytëzoi katër kompani të fshehta britanike për të paguar me para të thatë dhe dhurata të shtrenjta politikanë europianë në këmbim të mbështetjes së tyre për qeverinë vendase.

Hulumtimi është bërë nga një konsorcium gazetarësh europianë dhe është publikuar në “Organized Crime and Corruption Reportin Project”. Raporti thotë se nuk ka prova që lidhin drejtpërdrejtë Presidentin azer me këtë skemë, por…

“Origjina e parave është e paqartë, por ka dyshime të forta që i lidhin ato me familjen e Presidentit Ilham Aliyev”, thuhet në raport.

Sipas konsorciumit të gazetarëve, mekanizmi prej 2.8 miliardë dollarësh zë fill në kohën kur ish-republika sovjetike e pasur me naftë dhe gaz akuzohej sistematikisht për korrupsion, manipulim të zgjedhjeve dhe abuzim me të drejtat e njeriut, përfshirë këtu burgosjen e gazetarëve, aktivistëve të të drejtave të njeriut e deri tek politikanët opozitarë.

OCCRP thotë se skema duket se ka patur sukses dhe si shembull sjell rastin kur në 2013, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës u rrëzua një raport kritik për Azebajxhanin.

Vetë vota në këtë mbledhje të Asamblesë Parlamentare të KiE-së është duke u hetuar nga Bashkimi Europian dhe të tjera detaje pritet të dalin në muajt në vazhdim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU