Largohet shefi i misionit të EURALIUS, Ranier Deville

Është larguar nga Shqipëria Rainer Deville, shefi i misionit të EURALIUS.

Burime për Report Tv zbulojnë se largimi i shefit të misionit diplomatik është zyrtarizuar me datë 1 shkurt.

Mandati i shefit të misionit do të përfundonte në vjeshtën e vitit 2018.

Për të vlerësuar përmbylljen e detyrës së Deville pas kontributit të tij për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj ka organizuar një koktej në ambientet e Hotel “Tirana Internacional:

“Të nderuar, në nisje të punës së përbashkët për vitin 2017 dhe në përmbyllje të detyrës së Shefit të Misionit EURALIUS IV-Dr Rainer Deville, në vlerësim të kontributit të tij dhe punë së përbashkët për reformën në drejtësi, kemi kënaqësinë t’iu ftojmë në një pritje koktej ditën e mërkurë, datë 1 shkurt, ora 18:00 në Hotel “ Tirana Internacional”.

Ju mirëpresim! Fatmir Xhafaj, Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, shkruhej në ftesën e Xhafajt.

Në dhjetor të këtij viti mediat pranë opozitës e akuzuan për përkthim të gabuar të Vetting-ut misionin e EURALIUS dhe deklaruan se Rainer Deville është larguar nga Shqipëria.

Por burime nga misioni i EURALIUS e mohuan diçka të tillë dhe thanë për Shqiptarja.com në dhjetor se Rainer Deville vijon punën në përmbushje të misionit dhe në zbatim të projektit “EURALIUS IV”, duke i konsideruar sajime të gjithë lajmet e prodhuara nga linja anti-Vetting për largimin e tij./a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU