Lamtumirë njeri i bukur, mendje e bukur dhe shpirt i bukur!

Nga Henri Çili

Askush nuk e beson, askush s’mund ta besonte se kolegu, miku yne Gilman Bakalli nuk eshte me!

Nje prite tinezare e vdekjes e mori ate kete te shtune, aq befas sa vetem vdekja mund te kete pushtet mbi jeten njerezore.

Duke na lene te shtangur dhe te manget nga shoqeria e nje njeriu ekselent ne cdo drejtim: erudit, intelektual, krenar, i thelle, sportiv, njeriu qe e donte jeten dhe te bukuren.

Duke filluar nga trupi i tij sportiv, nga stil i jetes dhe mendimi, nga arti dhe filozofia.

Me heshtjen qe mund te na imponoje vetem vdekja fuqiplote, sidoqofte sot kam nje deshperim per te ndare lidhur me kolegun tone te paharrueshem tashme: na mungon tmerresisht miku yne Gilman.

Dhe do te na mungosh tmerresisht me shume.

Lamtumire, njeriu i bukur, mendje e bukur dhe shpirti i bukur, profesor Gilman Bakalli!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU