Lamtumirë Gilman! Familjarët, miqtë dhe të afërmit e përcjellin për në banesën e fundit

Familjarë, miq dhe të afërm i kanë dhënë lamtmirën e fundit akademikut Gilman Bakalli. 49-vjeçari u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë akute duke lënë pas një krijmtari të gjerë në publicistikë. Bakalli la gjurmë për energjinë e tij pozitive, stilin e të shkruarit dhe dashurinë për natyrën.

Familja, të afërmit, kolegë dhe miq të shumtë i dhanë lamtumirën e fundit Gilman Bakallit, i cili u nda befas nga jeta pas një sëmundje akute.

Ademi: Ka qenë një ndër njerëzit me vlerë në Shkodër, e brezit të ri që donin një Shqipëri dhe Shkodër ndryshe dhe për të cilën është përpjekur.

Stërkaj: Ka qenë një deputet i mirë, shok i mirë, familjar i mirë.Shkodra humbi një djalë të mirë.

Lela: Kurrë nuk do ta ndajmë dot Gilmanin nga mendimet tona sepse i tillë që Gilmani.Ai jetoi përmes mendimit dhe në mendime do të rrijë.

Vetëm 49 vjeç, Gilmani, pedagog në UET, një zë i njohur i publicistikës u largua teksa spikaste për energjinë, pozitivitetin, dashurinë për natyrën dhe një jetë të ndërtuar me dinjitet.

E kemi takuar dhe filmuar dy vite më parë si një nga intelektualët që kishin zgjedhur thjeshtësinë e biçikletës në vend të makinave lukzose dhe impaktit të tyre në ambient.

E kemi dëgjuar me kuriozitet kur analizonte tema dhe çështje të mprehta të politikës së ditës së problemeve me ekstremizmin e besimeve fetare, me të cilat zgjodhi të ballafaqohej kur pak kush fliste publikisht./oranews/a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU