Lajmi i fundit/ Vdes aktori i madh Bujar Lako

Eshte shuar ne moshen 68 vjecare sot ne mengjes aktori i madh shqiptar Bujar Lako. Sipas informacioneve te para mësohet se ai ka pësuar një atak kardiak dhe ka ndërruar jetë rreth orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

Lako lindi në Tiranë më vitin 1948. Karrierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës” i G. Erebarës dhe “Përballimi” i V. Gjikës.

Pas kësaj ai realizon një sere figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: “Gjeneral gramafoni” V. Gjika, “Udha e shkronjave” V. Prifti, “Ballë per ballë” K. Çashku, P. Milkani, “Kthimi i ushtrisë se vdekur” dhe “Gurët e shtëpisë sime” Dh. Anagnosti, “Amiko” Cizia Zyke, produksion francez.

Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçomë: “Vizita e inspektorit” Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati” E. Robles (P. Mani), “Vdekja e një komisioneri” A. Miler (F. Haxhiraj), “Vdekja e Dantonit” Byhner (V. Milçin), “Ditë vere” Mrozhek, (B. Lako), “Ariu” Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin “Varrtarët” .

Në vitin 1975 është nderuar me çmimin e veçantë per filmin “Përballimi”. Në vitin 1979 çmimin e veçantë për filmin “Ballë për ballë”.

Ja disa nga filmat ku ka luajtur Bujar Lako:

Syri magjik ­ (2005) …. Petro

Lule të kuqe, lule të zeza ­ (2003)……

Kthimi i ushtrisë së vdekur ­ (1989)….Gjenerali Italian

Binarët ­ (1987)……

Telefoni i një mëngjesi ­ (1987)……Drejtori i fermës

Vrasje ne gjueti ­ (1987)……

Gabimi (1986)……

Gurët e shtëpisë sime ­ (1985)……Tenente Moruçi

Vendimi ­ (1984)……Këshilltari

Dora e ngrohtë ­ (1983)……Spahiu

Nëntori i dytë ­ (1982)…..Luigj Gurakuqi

Ballë për ballë ­ (1979)……Komandanti shqiptar, Mujo Bermema

Gjeneral gramafoni ­ (1978)……Halit Berati

Udha e shkronjave ­ (1978) (TV)……Tunxhi

Përballimi ­ (1976)……Shoku Martin

Në fillim te verës ­ (1975

1 koment

  1. Ngushëllime familjes dhe miqve të aktorit!
    I bashkohem artdashësve shqiptar në këtë dhembje të madhe për këtë humbje!
    Qoftë i paharrueshëm kujtimi për jetën dhe veprën e aktorit Bujar Lako!

PËRGJIGJU