Ish grupi i njohur muzikor i viteve ’80-të, “Take That”, mund të ribashkohet përsëri në skenë me ish anëtarin Robie Williams.
Sipas revistës “Sun”, lideri i grupit Gary Barlow po organizon bashkimin me rastin e mbrëmjes finale të shfaqjes së tij televizive “Let It Shine”.
Grupi muzikor i djemve i viteve ’80 nuk do të jetë i plotë , në apel do të mungojnë Jason Orange, që u largua nga grupi në 2014.
Tre pjesëtarët e grupit Gary Barlow, Howard Donald dhe Mark Owen do të festojnë bashkë me Robbie Williams, 25 vjetorin e grupit.
“Gary dëshiron ta mbyllë “Let It Shine”me një goditje të fortë dhe mendon që ribashkimi i Take That do të jetë mënyra perfekte për ta bërë”, bëri të ditur një burim duke shtuar se “Robi duket entuziast për projektin, kështu që gjërat duken se po shkojnë mirë”.
Asnjë ftesë për Jason Orange, që u largua nga grupi në 2014. Gary, Howard dhe Mark korrikun e kaluar interpretuan në një koncert në Hyde Park dhe pikërisht me atë rast Gary deklaroi se dëshironte të këndonin sërish me Williams: “me rastin e 25 vjetorit të krijimit të grupit mund të këndojmë së bashku me Robbie”./Tgcom24/b.d