Lajm tronditës nga Sali Berisha

Lajm tronditës! Kështu shkruan ish-kryeministri në Facebook teksa thotë se Gjermania vendos 10 kushte për Shqipërinë.

Sipas Sali Berishës, bëhet fjalë për një dokument të rëndë.

Ja çfarë shkruan ai:

Lajm trondites!

Gjermania vendos 10 kushte per hapjen e negociatave me Shqiperine!

Te dashur miq, burime te mireinformuara nga Berlini bejne me dije se Bundestagu ka miratuar nje dokument qe do behet publik ditet e ardhshme, ne te cilin hidhet poshte kerkesa e Rames per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine.

Sipas ketij dokumenti te rende, dakord nga te gjitha grupet ne parlamentin gjerman, kerkohet qe Shqiperia para hapjes se negociatave duhet te plotesoje 10 kushte.

Dekalogu gjerman i kushteve qe duhet te plotesoje Shqiperia para hapjes se negociatave perfshin:

1- Votimin e reformes zgjedhore
2- Vetingun e te pakten te gjithe gjykatesve dhe prokuroreve te apelit e siper
3- Ndjekjen penale te te gjithe gjykatesve dhe prokuroreve qe gjenden ne shkelje te ligjeve gjate vetingut
4- Ndjekjen penale dhe denimin per korrupsion dhe trafiqe te zyrtareve te larte.
5- Zhdukjen e mbjelljes dhe prodhimit te droges ne vend.
6- Luften me rezultate konkrete te krimit te organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve!
7- Ngritjen dhe funksioninimin e SPAK
8- Ngritjen dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte!
9- Zbatimin e reformes zgjedhore
10- Funksionimin normal te shtetit ligjor.

Ky eshte dekalogu i kushteve qe ka vendosur Gjermania per hapjen e negociatave me Shqiperine.

Cdo njeri qe lexon kete dekalog e ka te qarte si drita e diellit se me Edvin Kristaq Ramen nuk ka integrim, nuk ka hapje negociatash por vetem kushte, dyfishim kushtesh dhe bllokim! sb

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU