Lajm i mirë nga Greqia: Lehtësim lëvizjes për emigrantët shqiptarë

Një lajm i mirë vjen nga Greqia për të gjithë emigrantët shqiptarë. Athina zyrtare ka njoftuar se do të lehtësojë edhe këtë vit lëvizjen e emigrantëve shqiptarë që ndodhen në procesin e legalizimit në Greqi.  Lëvizja e emigrantëve që janë në pritje të lejeqëndrimeve të reja do të jetë pa probleme në pikat kufitare gjatë gjithë vitit 2016. Disa mijëra shqiptarë po kthehen nga Greqia për festat e fundvitit dhe autoritetet shqiptare kanë shtuar në kufi pikat e shërbimit për të përballuar ritmin e lartë të lëvizjes.

Qeveria greke gjithashtu ka miratuar një ligj të ri për emigracionin. Ligji parashikon një sërë lehtësirash për marrjen e nënshtetësisë.  Marrin nënshtetësinë greke sidomos për fëmijët që kanë lindur apo kanë kryer 9 vjet shkollë në Greqi, ndërsa u jep një shans të ri për të rifituar statusin e ligjshëm, emigrantëve që kishin humbur lejet e qëndrimit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU