Plagosen me armë zjarri dy të rinj në Velipojë, 3 të shoqëruar

Dy persona kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme në zonën e plazhit në Velipojë.

Të plagosurit janë Ervin Tahiri 30 vjeç dhe Durim Tahiri 27 vjeç, të cilët janë dërguar në Spitalit Rajonan të Shkodrës për mjekim të specializuar.

Sipas burimeve mësohet se janë konfliktuar dy grupe të rinjsh, të cilët në konflikt e sipër kanë nxjerrë dhe pistoletën

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mësohet se 3 persona  janë ndaluar si të dyshuar për plagosjen e dy të rinjve./javanews.al/a.ç

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU