Lady Gaga shtrohet në spital

Këngëtarja Lady Gaga është shtruar në spital pas disa problemeve me shëndetin. Ajo anuloi koncertin e 15 shtatorit në Brazil, “Rock in Rio” për shkak të dhimbjeve të forta që nuk e lejonin të performonte dhe për të cilat është shtruar në spital.

Ishte vetë ylli i popit që shpjegoi për fansat arsyen e anulimit të koncertit: “Jam e shkatërruar do të bëja gjithçka për ju , por tani duhet të merrem me trupin tim”.

Përveç disa mesazheve në Twitter që alarmuan fansat, këngëtarja postoi në Instagram dy foto ku duket e shtrirë në krevatin e spitalit.

“Nuk është thjesht një dhimbje, por jam vërtet e sëmurë. Por jam në duar të mira dhe e rrethuar nga doktorët. Kujtojeni ju lutem që ju dua”, shkruan ylli i popit.

Në fund Gaga kërkon sërish falje “Kërkoj mirëkuptimin tuaj dhe ju premtoj se do të kthehem të interpretoj sa më shpejt të jetë e mundur”./Tgcom24/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU