La Shqipërinë për Greqinë, “injorohet” Fiorin Durmishaj

Kombëtarja e Greqisë ka publikuar listën e 23 lojtarëve që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet që do të luajë për kampionatin Europian kundër më 23 dhe 26 Mars kundër Lihtenshtajnit dhe Bosnjës.

Ajo që bie në sy në listën e publikuar nga trajneri i përfaqësueses “Helene”, Angelos Anastasiadis, është lënia jashtë e lojtarit me orgjinë shqiptare Firon Durmishaj.

Ky i fund ka qenë në qendër të vëmendjes javët e fundit në Shqipëri dhe Greqi, për faktin se vendosi që të mos zgjedhë fanellën kuqezi, por atë të Greqisë.

Por, duket se Durmishaj duhet të presë ende për të marrë një ftesë nga ekipi A i Kombëtares së Greqisë.

Lojtari me orgjinë vlonjate më herët ka qenë pjesë e përfaqëueses shqiptare U-21.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU