“La Republica”: Berati, vendi ku muslimanët e të krishterët bashkëjetojnë në paqe

Gazeta prestigjioze italiane “La Repubblica” ka publikuar një shkrim me titull: Berati, vendi ku myslimanët dhe të krishterët bashkëjetojnë në paqe.

Gazeta italiane shkruan se në një moment kur prifti ortodoks celebron një martesë në kishën e Shën Dhimitrit, pak hapa më tej ndodhet Xhamia e Plumbit.

Kjo është ajo që ndodh në Berat, në qytetin e njëmijë dritareve i cili është rreth 100 kilometra larg Tiranës.

 Një pllakatë në hyrje të qytetit të vjetër shkruhet se që nga viti 2008 ky qytet është i listuar në Unesco së bashku me Gjirokastrën.

Nuk është e vështirë të kuptohet se përse Berati është në listën e trashëgimisë botërore, pasi përveç se është shembull i një qyteti të ruajtur perfeksionisht, ruan një bashkëjetesë shembullore fetare.

 Artikulli sqaron rrugën që duhet të ndjekësh për të zbuluar bukuritë dhe historinë e Beratit.

Mali i Tomorit, lumi Osum, Gorica, kështjella Kala janë disa nga vendet që përshkruhen me detaje dhe cilësohen si të pashmangshme për tu vizituar nëse dikush shkon në Berat.

 Zona e kështjellës, shumë mbresëlënëse, në një gjatësi prej 214 metrash shtrihet përgjatë lumit Osum. Pamje unike që të lënë pa frymë shkruan La Repubblica./Express/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU