La Liga, Griezmann shokon ‘Realin’ në derbin e Madridit

Ndeshja ishte spektakolare, në pjesën e parë nuk shënohen gola edhe për meritë të portierëve respektivë Keylor Navas dhe Oblak por në një rast Ronaldon e frenon vetëm koka e mbrojtësit Saviç.

Pjesën e dytë Reali e nis me gol. Portugezi Pepe me kokë e dërgon topin në rrjetë duke mposhtur Oblak dhe duke i dhënë avantazhin Realit. Edhe minutat në vijim Los Blancos janë ata që bëjnë lojën,kanë raste të mira por nuk shënojnë. Reali nuk e mbyll ndeshjen dhe në minutën e 85-të është Atletico që e ndëshkon.

Një kombinim i bukur Correa-Griezmann dërgon francezin përballë Navas dhe numri 7 nuk gabon dukë ngrirë Bernabeun. Derbi Real-Atletico përfundon 1-1 me galaktikët që shkojnë në 72 pikë dhe Atletico vijon të mbajë vendin e tretë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU