Informacioni po kalon gjithmonë e më shumë nëpërmjet teknologjisë.
Keni menduar ndonjëherë, a i njihni kandidatët e qytetit tuaj? A i njihni problemet e qytetit tuaj?
Për këtë kanë menduar një grup të rinjsh me në krye Arbër Rrapin që kanë nxjerrë një aplikacion fantastik. Aplikacioni që është i disponueshëm për android dhe iOS, quhet thjeshtë GARA.
Ju mund ta shkarkoni në smart phone-in tuaj dhe pas plotësimit të përgjigjeve, ju do të merrni një kategotrizim se sa i njihni ju kandidatët dhe a jeni i gatshëm të votoni.
Risitë teknologjike e kanë lehtësuar jetën tonë e poashtu marrien dhe dhënien e informacionit.