Kuvendi ka pranuar dekretin e presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar, i cili ktheu ligjin special për Teatrin Kombëtar për disa ndryshime.
Me 75 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi votoi pro në parim të dekretit për ligjin për Teatrin Kombëtar.
Kuvendi ka votuar pro edhe për ndryshimet në ligjin për Teatrin, pas rekomandimit të BE për të hapur garën.
Ndryshimet në ligjin për Teatrin u miratuan me 75 vota pro. Miratimi i ndryshimeve në ligj i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të ri dhe prishjes së godinës së vjetër.
Ajo që ra në sy në këtë votim ishte mungesa e Ministrit Pandeli Majko dhe Kryeministrit Edi Rama.
Opozita nuk ishte e pranishme në seancë, ndërsa dekreti i Metës u miratua vetëm me votat e maxhorancës.
Javanews/a.ç