Kuvendi nis diskutimet për vettingun në politikë, PS: Ekspertizë nga Venecia!

Vettingu në politikë duket se po merr udhë në parlament.  Shqyrtimi i nismes se Bashës, ka rikthyer opoziten ne parlament.

Opozita ka kërkuar që procesi i ndryshimeve kushtetuese për vettingun në politikë të mbyllet brenda një jave ndërsa maxhoranca ka kërkuar që amendamentet t’i dërgohen për opinion Komisionit të Venecias. Në fund Këshilli ad hoc i mbledhur enkas për këtë vendosi me shumicë votash të pranojë propozimin e maxhorancës.

Në një mbledhje të përbashkët të Komisionit të Ligjeve si dhe e Këshillit për Legjislacionin, ka filluar procedura për shqyrtimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nismë e propozuar nga 44 deputetë të grupeve parlamentare PD, LSI dhe PR, për atë që njihet gjerësisht si nisma e opozitës për vettingun politik.

Mbledhja nën drejtimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi ka nisur me debate

Deputeti i PS, Ulsi Manja kërkoi ekspertë nga Komisioni i Venecias.

Kjo nismë kërkon ndryshime në Kushtetute, kerkojme eksperte nga Venecia. Nuk kemi tagrin te shkelim kushtetuten e Shqipërisë. Kerkojme nje opinion te kualifikuar ne Venecia. Ky qendrim i dyfishte i opozites me cudit. Nuk mund te shkelim rregulloren dhe Kushtetuten“, deklaroi Manja

Në kunderpergjigje, Alibeaj tha se kjo synon pengimin e nismes se PD.

“Vettingu është i plotë i thellë e nuk lë ekuivokë. Do të jetë proces krejtësisht i pavarur dhe i palidhur nga procesi i vetingut në drejtësi. Sot janë më shumë se 300 zyrtarë të lartë që janë larguar nga modeli i pastrimit. Do të kryhet nga një strukturë e pavarur nga politika, sepse deputetë ministra do të jenë subjekt i verifikimit. “ tha ai ndërsa theksoi se është propozuar që ky proces të ketë edhe mbikëqyrje ndërkombëtare me qëllim që të shkojë deri në fund dhe me transparencë.

Bylykbashi theksoi se vettingu në politikë nuk synon vetëm largimin e politikanëve të lidhur me krimin, por t’u ndërpritet mandati dhe të pengohen të zgjidhen në këto funksione në të ardhmen.

Sipas opozitës nuk mund të ketë më trajtim special për politikanet. PD propozon amendime ne kushtetute.

“Propozimi ynë është fare i thjeshtë: vetting me të njëjtin formulim ligjor si për prokurorët, gjykatësit dhe policët. Trajtim special për politikanët nuk mund të ketë më! Ky shtet do mësojë t’i trajtojë të gjithë njësoj: si policin e thjeshte, si ministrin e Brendshëm! Ky është parimi që kemi në Kushtetute! Ky është parimi i Europës ku duam të bëjmë pjesë”, thuhet në një deklaratë të PD, ku shtohet se “Ajo që ne kemi propozuar është amendimi i Kushtetutës për të sanksionuar vetingun politik. Pastaj duhet një ligj për të përcaktuar detajet si do realizohet vetingu. Me miratimin e amendimit kushtetues ne do i paraqesim Kuvendit propozimin tonë ligjor si do bëhet vetingu”.

Pas debateve, forcat politike kanë përcaktuar relatorët dhe ekspertët. Për PD relator do të jetë Oerd Bylykbashi dhe ekspert Gazmend Bardhi. Ndërsa nga mazhoranca relatore do të jetë Vasilika Hysi, ndërsa ekspertë do të jenë Artur Metani dhe Gledion Llatja.

DEBATET

Enkelejd Alibeaj: Vetëm pas presionit të opozitës ju e shfaqet në faqen e kuvendit dhe pse kishit detyrimin ta shfaqnit në momentin që u depozitua. Kam përshtypjen se kjo zgjatje që ju e keni parashikuar nuk është gjë tjetër veçse zbatimi i planit tuaj për ta futur në kalendat greke. Neni 77 i rregullores pika 1 përcakton dy gjëra: Përcaktimi i relatorëve dhe përcaktimi i ekspertëve. Duke qenë një çështje e njohur dhe e debatuar edhe nga publiku shqiptar, afati që duhet vendosur për ta mbyllur procedurën në këtë parlament duhet të mos jetë më tepër se një javë. Një javë nga fillimi i kësaj mbledhje. Kjo do ishte në respekt të kushtetutës. E konsideroj një akt rutinë dhe uroj të mos jetë strategji për ta futur në kalendat greke.

Gramoz Ruçi: Jam konsultuar me kreun e kom të ligjeve dhe këshillit të legjislacionit. Ky është një projekt, nëse do qëndrojë kështu është ekskluzivitet i kësaj mbledhje. Ju lutem të ndjekim rendin e ditës, do shkojmë dhe tek kalendari.

Tek publikimi, është zbatuar rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetuta. Ju kam ndjekur, ndërkohë që njoftova kuvendin ishte shpërndarë tek tavolinat e deputetëve dhe publikuar në faqen e internetit. Ju erdhët me 15 minuta. vonesë.

Kryetari i Kuvendit ia shpërndan deputetëve në seancën e parë dhe e publikon në faqen e internetit.

Oerd Bylykbashi: Kolegë prezentë në këtë mbledhje. Ju keni këtë propozim për amendamente kushtetuese, në lidhje me vettingun e politikanëve, në lidhje me marrëdhëniet e tyre me krimin, lidhjet e tyre me krimin, një amendament që propozohet për të bërë shkëputjen e plotë dhe përfundimtare të politikës dhe institucioneve nga krimi. Synon mbrojtjen e institucioneve publike.

Sipas opozitës parimet kryesore ku do të bazohet vetingu politik janë:
1. Do të jetë një proces krejtësisht i pavarur dhe i palidhur dhe i pandikuar nga vetingu i drejtësisë.
2. Do të jetë një model shumë më i thjeshtë dhe i qartë, afër modelit që u përdor për dekriminalizimin.
3. Do të kryhet nga një strukturë profesionistësh krejtësisht të pavarur nga politika.
4. Nuk mund të jetë kurrsesi një strukturë parlamentare dhe aq më pak një strukturë e përbërë nga përfaqësues partiakë: do ishte absurde dhe tallëse: politikanët do të jenë subjekt i vetingut dhe jo zbatues të vetingut.
5. Do të ketë mbikqyrje ndërkombëtare.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU