Kuvendi kosovar sprint, gjashtë raporte për pak minuta

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në një seancë vazhdimi të asaj që është ndërprerë më 18 maj, për shkak të mungesës së deputetëve të munguar. GJithsesi kane bere sprint dhe kane miratuar gjashte ligje sa hap e mbyll syte.

Brenda pak minutash janë miratuar gjashtë raporte, për të vazhduar me seancën e rregullt me një tjetër rend dite, e cila ka nisur me mospajtime deputetësh, pavarësisht nga subjekti i njëjtë të përkatësisë, raporton Koha.net.

Ndërsa për mungesë të ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i cili duhej të ishte raportues, u shty Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-093 për ratifikimin e Konventës për heqjen e kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961), Kuvendi miratoi raportin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2015, raportin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2015, raportin financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2015, raportin e punës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2015, raporti i punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2015 dhe raportin e punës së Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2015. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU