Kuvendi kosovar: BE-së të mos e kushtëzojë liberalizimin me demarkacion

Në prag të vendimmarrjes së Bashkimit Evropian për çështjen e vizave për Kosovën, Kuvendi ka vendosur ta vërë në funksion diplomacinë parlamentare, për t’i lutur vendet anëtare që ta kapërcejnë kriterin e demarkacionit, shkruan Koha Ditore.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas një takimi që ka zhvilluar me anëtarët e Komisionit për punë të jashtme, ka paralajmëruar se do të hartojnë një deklaratë të përbashkët me të cilën do t’u prezantohen vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Përmes saj do të kërkohet mirëkuptim nga BE-ja që heqjen e vizave të mos e kushtëzojë me ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU