Kuvendi kosovar optimist: Ministrat serbë së shpejti kthehen në Qeveri

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se shumë shpesh shkon në veriun e Kosovës por që nuk dëshiron ta shfaq publikisht. Këtë deklaratë Veseli e bëri pas takimit që pati me nënkryetarin e komunës së Leposaviqit, Mihret Salkoviç.

Veseli tha se shumë shpejt do ta vizitojë edhe zyrtarisht Komunën e Leposaviqit pasi që është i ftuar nga Lista Serbe. Kryetari i Kuvendit është pyetur edhe për kthimin e mundshëm të ministrave serbë në Qeveri, për të cilët tha se pret shumë shpejt që ata të kthehen.

“Zyrtarisht ende s’janë kthyer por kemi kontakte. E kanë një qëndrim politik por besoj që shpejt do të përmirësohet situata dhe do të kthehen”, tha Veseli.

Ai shtoi se me nënkryetarin e Leposaviqit kanë biseduar për situatën në këtë komunë dhe për infrastrukturën dhe mundësisë e investimeve në atë pjesë, citohet “Telegrafi”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU